Liderët e Partisë Demokratike të qendrës së majtë (PD) dhe Lëvizjet populiste ‘ Pesë Yjet”, ranë dakord që të formojnë një qeveri koalicioni.

“Ne e konsiderojmë të vlefshme që ta provojmë edhe këtë eksperiencë” tha lideri i PD, Nicola Zingaretti pas takimit me presidentin e Republikës ditën e Mërkurë, në fund të marrëveshjes.

Jemi marrë vesh që Giuseppe Conte do të qëndrojë në postin e kryeministrit.

Administrata e përbashkët është planifikuar që të shërbejë deri në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për në vitin 2023.

Ditën e Marte, lideri i Pesë Yjeve, Luigi Di Maio mirëpriti atë që ai e quajti si një vullnet i përbashkët me PD dhe i pranuar me emërimin e zotit Conte.

Të dy partitë, tradicionale me qëndrime rivale, kanë mbajtur bisedime të tensionuara menjëherë pas rënies së koalicionit të fundit qeveritar që ndodhi javën e kaluar.

“Në një kohë të vështirë si kjo, të shmangim përgjegjësinë që të kemi kurajën për të provuar ktë, do të ishte një gjë që nuk ia lejojmë vetes”, tha zoti Zingaretti.

Veritas.com.al