Kroacia ka njoftuar Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se ky i fundi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiç, deputetin Millan Knezheviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiç, persona të padëshirueshëm.

Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak se këta politikanë kanë kryer veprime të vazhdueshme për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për shkak të, siç u tha, influencës në Kroaci për qëllime të brendshme politike.

Sipas Ministrisë kroate, fqinjësia e mirë është një ndër elementët kyçë të procesit të zgjerimit dhe atij të stabilizim asociimit “dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi” në Bashkimin Evropian. Kroacia tha se e mbështet anëtarësim e Malit të Zi në BE.