(FOTO: Kadri Veseli në një fjalim para aktivistëve të PDK)/

Një foto me Presidentin Donald Trump, e shpërndarë dhe e diskutuar fort në Internet, ka qenë preludi i një iniciative të Kadri Veselit. Sot për sot Kadri Veseli është kryetar i Parlamentit të Kosovës he kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot Kadri Veseli ka paralajmëruar se në fund të muajit do të kërkojë nga Partia e tij që t’i japë mbështetje për, siç ka thënë ai, “platformën” për Kosovën. Kreu aktual i Parlamentit kohë pas kohe ka përsëritur se vendi mund të shkojë në zgjedhje me marrëveshje politike edhe para përfundimit të mandatit, por në mënyrë kaq direkt asnjëherë nuk ka artikuluar ambicien e tij për të udhëhequr me Qeverinë e Kosovës

Veseli ka thënë se në fund të muajit të ardhshëm, ai do të dalë para lidershipit të PDK-së dhe do të kërkojë mbështetje për platformën e tij – planin e tij për Kosovën.

“Kjo nuk është një detyrë e vogël dhe unë e marr atë shumë seriozisht si kryetar i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.

Kadri Veseli do të dalë me turne dëgjimore para Konventës më 25 mars.

“Për një kohë shumë të gjatë, politikanët kanë dëgjuar njëri-tjetrin. Si kryetar i Kuvendit, unë e di se çfarë mendojnë pjesëtarët e tjerë të Kuvendit. E di se çfarë ata duan që qeveria të bëjë për ata”, ka thënë ai, duke potencuar se “nuk është fjala këtu për politikanët – fjala është për ju – qytetarët e Kosovës”.

/Veritas.com.al/