Kryeministri Rama tha në Librazhd se shumë zyrtarë fshihen pas flamujve të partive, ‘madje edhe pas flamurit të PS’,  për t’iu rënë njerëzve me shkop, dhe kjo nuk mund të vazhdojë.

Rama deklaroi se që nga qeveria do ketë reformim të thellë , e duke vijuar me të gjitha institucionet.

“Nuk janë të pakët zyrtarët e shtetit që fshihen pas flamuri të PS-së për t’ju rënë njerëzve me shkopin e flamurin e partisë. Ashtu si ata që fshihen pas flamujve të partive të vogla’ ka thënë ai.

“Janë në struktura gjakpirëse sepse me atë gjak shtohen dhe rriten. Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë”.

“Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucionet. Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo pjesëve parazite apo të infektuara të administratës shtetërore”, deklaroi Rama.

Veritas.com.al/