(Ramush Haradinaj)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shokuar opinionin publik sot lidhur me një status ngushëllimi në adresë të kompozitorit Alfred Kaçinari.

Për fat të mirë Alfred Kaçinari, kompozitor që jeton në Tiranë, është shëndosh e mirë; por ka humbur jetën kompozitori Gjergj Kaçinari që jetonte në Kosovë.

Injoranca e kryeministrit bën çudira; ai nuk njeh artistin e Prishtinës dhe lëshon ‘bombën’ për kompozitorin e Tiranës, i cili është shëndosh e mirë.

Haradinaj shkruante se “arti dhe kultura shqiptare sot humbën një profesionist prestigjioz në fushën e muzikës në Shqipëri, të madhin Alfred Kaçinari”.

Më vonë kryeministri Haradinaj, i imponuar nga lexues, ka ndryshuar statusin e tij, duke e zëvendësuar Alfredin me Gjergj KAçinari; por lajmi i kobshëm kishte marrë dhenë.

Veritas.com.al/

( Mesazhi i Haradinaj dhe fotografia e Alfred Kaçinarit)/