Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa po zhvillon takime me të gjithë liderët e Kosovës, në këto momente është duke zhvilluar takim me kryeministrin Avdullah Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Takimi në mes të kryeministrit Edi Rama dhe Avdullah Hotit, vjen pas vizitës që kryeministri shqiptar i bëri në vend, pas njoftimit të Speciales për aktakuzat e para ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.

Rama sot pritet të takohet edhe me liderë tjerë të partive politike, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, takim i cili do të zhvillohet në orën 18:50.

 Takimi Thaçi-Rama do të mbahet në ora 18:50, është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar nga presidenca.

“Në orën 18:50, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter

VERITAS.COM.AL/