Kryeministri i Israelit, Benjamin Netanyahu ka premtuar të aneksojë pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor nëse ai do të kthehet në detyrë javën e ardhshme.

Ai mund të zbatojë sloganin “Sovranitet i Israelit mbi Luginën Jordan dhe veriun e Detit të Vdekur’, një politikë kjo që me siguri mbështetet nga partitë e krahut të djathtë mbështetjen e të cilave kryeministri mund ta dojë për koalicion.

Diplomati palestinez, Erekat tha se një aneksim i tillë “ mund të varrosë çdo shans Për paqe”.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që në vitin 1967, por ndaloi menjëherë aneksimin.

Zoti Netanyahu, i cili drejton partinë e krahut të djathtë Likud, po bën fushatë para zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen të Martën. Sondazhet tregojnë se Likuid është kokë më kokë me opozitën centriste ‘Kuq e Bardhë’ dhe mund të duhet të luftojë fort për të ndërtuar koalicion qeveritar.

VERITAS.COM.AL/