Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është dorëhequr sot në mënyrë të papritur nga detyra e tij. Vendimin fillimisht ia komunikuar qeverisë e më pas ka folur për mediat.
Në një mesazh të dorëheqjes të publikuar disa minuta pas daljes para mediave në “Facebook”, Haradinaj tregon arsyet e vendimit të tij, thirrje për intervistim nga Gjykata Speciale duke theksuar se “pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”.
Sipas mediave kosovare shkak për dorëheqjen është bërë ftesa për t’u marr në pyetje nga Gjykata Speciale.
Më tej ai deklaron se mandatin ia kthen popullit.
Verritas.com.al/