Kryeministri Edi Rama ka hyrë me helikopter në Shkodër për të marrë pjesë në tubimin elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Të rinjtë e Partisë Demokratike dolën në protestë dhe bllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës me pankarta në duar kundër Kryeministrit Edi Rama. Në këto pankarta të FRPD shkruhej “Po Republikës së Re”.

Sipas zyrtarit të PD Bardh Spahia, Rama u detyrua të merrte helikopterin në Gjadër të Lezhës për të hyrë në Shkodër.

“Te rinjt e Shkodres detyrojne Ramen te marre helikopterin ne Gjader te Lezhes per te hyre ne Shkoder…”, shkruan Bardh Spahia në Facebook.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe FNSH për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Në një situatë të tillë, kryeministri ka hyrë me helikopter në qytetin e Shkodrës.

/Veritas.com.al/