Jacinda Ardern bëri thirrje gjatë asamblesë për t’i lejuar të gjitha nënat t’i marrin fëmijët e tyre në vendin e punës

 

Neve është vetëm tre muajsh, por pavarësisht moshës së saj tashmë është bere pjese e Asamblesë se Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Po, sepse nëna e saj, Jacinda Ardern,kryeministrja e Zelandës së Re,ka vendosur ta marre atë me vete.

Në distinktiv mbishkrimi “Vajza e parë”, e duartrokitur nga anëtarët e të gjithë asamblesë dhe e përkëdhelur nga delegatët e tjerë, bebja mori pjesë në samitin e paqes Nelson Mandela. Ardern, 38 vjeç, ka ardhur në Nju Jork me bashkëshortin e saj, Clarke Gayford, i cili është kujdestar për vajzën me kohë të plotë. Fotot e kryeministres së Zelandës së Re që mban ne krahë vajzën janë të destinuara të bëjnë histori. Në fakt, ajo është e dyta grua kryeministre që mbetet shtatzënë gjatë mandatit të saj dhe e para që merr një leje lindjeje dhe sjell vajzën e saj të vogël në vendin e punës dhe kjo gjë “nuk ndodh shumë shpesh”.

Me këtë gjest, Jacinta Arden dëshiron të lëshojë një mesazh: “Është e nevojshme që nënat dhe të sapolindurit e tyre të jenë të mirëpritur në vendet e punës ndryshe nuk do të ndryshojë kurrë asgjë. Kështu që nëse unë mund të bëj diçka për të ndryshuar këtë mentalitet do të jem entuziaste”. Kështu ka deklaruar kryeministrja gjatë fjalimit të saj në OKB.

Delegacioni japonez ka mbetur shumë i habitur nga situata kur, duke hyrë në sallë, ka gjetur kryeministren e Zelandës së Re,qe i ndërronte pelenat Neve-s: “Një anekdotë për tu treguar me rastin e ditëlindjes së saj të 21-të”.

 

Veritas.com.al/