Associated Press

Kryeministrja e Finlandës ka njoftuar se është martuar me partnerin e saj prej nje kohe të gjatë,tetë muaj pasi u bë kreu i qeverisë.

Sanna Marin, 34 vjeç, tha në faqen e saj në Instagram se u martua me Markus Raikkonen të Shtunën,dhe postoi një foto të çiftit me veshjet e dasmës me një tufë me lule të bardha.

Qeveria e Finlandës tha në faqen e saj të internetit se dasma u zhvillua në Kesaranta, rezidenca zyrtare e kryeministres, dhe familja e ciftit dhe miqtë më të ngushtë morën pjesë.

Ata kanë qenë së bashku për 16 vjet dhe kanë një vajzë dy vjeçare, tha qeveria.

Zonja Marin,një Social Demokrate,e cila ka qenë një përdoruese e përhapur e mediave sociale dhe një avokate e mprehtë për çështjet mjedisore,u bë kryeministre e Finlandës në dhjetor.

Në atë kohë,ajo ishte kryeministrja më e re në shërbim në botë – një dallim që e humbi disa javë më vonë me kthimin në pushtet të kancelarit austriak Sebastian Kurz,i cili mbush 34 vjeç më vonë këtë muaj.

VERITAS.COM.AL/