Theresa May është përballur ndoshta me ditën më të vështirë në Parlament nga cilido kryeministër britanik që nga debati mbi Norvegjinë i Neville Chamberlain në vitin 1940.
Analogjia është bëre nga korrespondenti politik i ‘Sky News’, Lewis Goodall, pasi kryeministrja u përball me pyetje pas pyetjeje armiqësore të enjten gjatë debatit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen e propozuar të tërheqjes të Mbretërisë se Bashkuar, ku Znj. May gjeti vetëm pak fjalë mbështetjeje nga partia e saj.
Chamberlain dha dorëheqjen pak kohë pas përplasjes së tij ne Dhomën e Përfaqësuesve, duke i hapur rrugën Kryeministrit Winston Churchill që ta çonte vendin në fitore.
Këto janë pesë nga komentet dhe pyetjet më të prera drejtuar nga deputetët e Brexiteer për znj. May:
Jacob Rees-Mogg sinjalizon se ai do të shkruajë një letër mosbesimi, sepse May nuk e mbajti fjalën e saj mbi Brexit
Kryetari i Grupit të Kërkimit Evropian ka sinjalizuar se do t’i jepte letrën e tij të mosbesimit kryetarit te Komitetit të 1922, Sir Graham Brady, deputetit për Altringham dhe Sale West. Sapo Sir Graham te marre 48 letra të tilla, ai mund të shkaktojë një sfidë lidershipi. Z. Rees-Mogg tha:
“Mikja ime e nderuar, dhe ajo është padyshim e nderuar, tha se ne do të largohemi nga Bashkimi Doganor. Aneksi 2 (i draft marrëveshjes) thotë ndryshe.
“Mikja ime e Nderuar tha se do ta ruante integritetin e mbretërisë së bashkuar; një protokoll i tërë thotë ndryshe.
“Mikja ime e Nderuar tha se do të ishim jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë; artikulli 174 thotë ndryshe.
“Ashtu siç thotë e gjithë mikja ime e Nderuar, dhe mikja ime e Nderuar nuk ndeshet më, a nuk duhet t’i shkruaj mikut tim të Nderuar të djathte te Altringham dhe Sale West?”
Rees-Mogg dorezoi letren e tij pas pak, duke iu drejtuar mediave jashtë Pallatit të Westminsterit, duke thënë: “Ajo që është arritur sot nuk është Brexit”.
Nigel Dodds: “Ose ne ngrihemi për integritetin e Mbretërisë së Bashkuar, ose ne votojmë për një shtet vasal me shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar”.
Udhëheqësi i Protestanteve, Partia e pro-Bashkimit Demokratik Unionist (DUP), përfaqëson një zonë elektorale të Brexiteers më në rrezik në Mbretërinë e Bashkuar me formulimin e protokollit të Irlandës së Veriut në draft-marrëveshjen duke lënë hapur mundësinë e shkëputjes së vendit.
“Z. Kryetar, sot mund të qëndroj këtu dhe të marr Kryeministren përmes listës së premtimeve dhe impenjimeve që ajo i ka bëre kësaj Dhome, dhe neve privatisht, për të ardhmen e Irlandës së Veriut në marrëdhëniet e ardhshme me BE. Por kam frikë se do të ishte një humbje kohe, pasi ajo në mënyrë të qartë nuk dëgjon.
“Une mund të them qartë sot se kjo Dhome tani ka një zgjedhje të qartë dhe çdo anëtar në të, se kjo Dhomë është lënë në një pozitë ku zgjedhja është e nënshtruar ndaj rregullave dhe ligjeve të të tjerëve që mund të mos kenë interesat tona në zemër , dhe për Irlandën e Veriut dhe per Bashkimin tonë të çmuar – pesë nga ata që kanë dhënë dorëheqjen sot kanë folur rreth kërcënimit të integritetit te Bashkimit dhe i lavdëroj për integritetin e tyre për atë që kanë thënë dhe bërë dhe për veprimet e tyre të forta ” tha me emocion në zërin e tij Mr. Dodds.
“Zgjedhja tani është e qartë, ne ngrihemi për Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, integritetin e Mbretërisë së Bashkuar, ose ne votojmë për një shtet vasal me shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar”.
Bill Cash: “Këto 585 faqe janë një testament për premtimet e thyera, negociatat e dështuara dhe kapitullimin e mjere te BE”.
Rebeli i Maastrichtit, Sir Bill Cash, që përshkruhet si anëtari më Euroskeptik i Parlamentit nga kolegu i Tory-t dhe ‘remainer’ Kenneth Clarke, ka bëre fushatë për Mbretërinë e Bashkuar që të largohet nga BE për dekada dhe si një veteran Brexiteer, ka lënë mënjanë fitoret e supozuara të negociatave të May-it. Ai tha:
“Këto 585 faqe janë një testament për premtimet e thyera, negociatat e dështuara dhe kapitullimin e mjerë të BE.
“A do të kuptojë Mikja ime e Nderuar e djathtë se ato përfaqësojnë një listë të dështimeve në Irlandën e Veriut, çështjet e GJED[Gjykatës Evropiane të Drejtësisë], me kohëzgjatje te pacaktuar, doganat, pavarësia e plotë e tregtisë dhe peshkimit dhe mbi të gjitha, ne daljen tone te vertete nga BE sepse ata do të kontrollojnë ligjet tona. ”
Peter Bone: Mos i jepni 39 miliardë euro BE-së – përdorini ato në këtë vend!
- Bone i bëri thirrje kryeministres mbi faturën e divorcit masiv, duke vënë në dukje se mund të përdoret në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar:
“Qeveria po përgatitet ti japë 39 miliardë euro BE-se dhe nuk ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Dhe ne nuk do të marrim asgjë në këmbim. Kjo është 60 milionë paund për secilën dhe cdo zone zgjedhore në vend.
“Nëse do të kisha 60 milionë paund në Wellingborough,une do të kisha një autostrade,do të kisha rregulluar rrugët tona, do të kisha një qendër te asistences se urgjences në spital dhe do të kisha miliona paund teper.
“Ju lutem, kryeministre, përdorni ato para në këtë vend – mos ia jepni BE-së!”
Mark Francois: Marrëveshja e May-it ishte “e vdekur që në ardhje”.
Anëtari i Grupit Evropian të Kërkimeve, Mark Francois, tha se jane 84 Tori-s të cilët do të votojnë kundër marrëveshjes dhe numrat po rriten.
“Kryeministrja e tëra pranon që ju keni bërë më të mirën tuaj. por Partia e Laburisteve ka bërë të qartë sot se do të votojnë kundër planit. SNP do të votojë kundër tij. Liberal Demokratët do të votojnë kundër tij. DUP do të votojë kundër tij.
“Aleati ynë kryesor në këtë vend do të votojë kundër tij.
“Mbi 84 deputetë Tory – dhe numri po rritet nga ora në orë – do të votojë kundër tij.
“Prandaj matematikisht është e pamundur të marrësh këtë marrëveshje përmes Dhomes së ulet. Realiteti i zymtë, kryeministre, është se ai ishte i vdekur qe ne mbërritje në St Tommy [spital] para se ju të ngriheshit. Kështu që unë ju bëj thirrje që të pranoni realitetin politik me të cilin po përballeni tani.
Veritas.com.al/