Disa kryetarë të Bashkive në vend na shfaqen si papritur njerëzit më të pasur në vend. Madje ua kalojnë edhe trafikantëve dhe bosëve të drogës si dhe ministrave të korruoptuar. Më mirë i madhi i fshatit se i dyti në qytet!- ishte një fjalë.

Duket sikur ‘vuajnë’ në Roskovec, në Bulqizë e në Vorë, por në fakt kanë pasur sa të blejnë ‘Tiranën tënde e time’.

Melaim Damzi, kryetar i Bashkisë në Bulqizë posedon një pasuri të madhe: Ka në pronësi 88% të një fabrike të prodhimit të ujit me gaz, dhe pronar i një siperfaqeje toke 275 metr katror truall. Damzi ka në pronësi dhe dy apartamente.

Kryetari i bashkisë Vorë, Fiqri Ismaili ka në pronësi 70 % të prodhimit të fidaneve dhe një siperfaqe toke 3000 metra katror në Prezë me vlerë 33 milionë lekë. Ismaili ka edhe 19 pasuri të tjera të paluajtshme.

Majlinda Bufi- kreytare e Roskovecit dhe burri i saj kanë bërë një pasuri shumë të madhe. Sot ajo numëron dhejeëra pasuri të paluajtshme dhe tetë apartamente.

më i pasuri rezulton kryetari i Bashkisë Durrës, si pronar i një pallati 11 katësh dhe i disa bizneseve të tjerë.

Kryetari i Kurbinit, Artut Bardhi ka blerë së fundi një makinë BMW me 41 mijë euro dhe ka një vilë trekatëshe të ndërtuar vonë, për të cilën deklaron se ia ka dhuruar babai..

Në përgjithësi kryetarët e Bashkive, teksa në Tiraën “po bëhej nami” kundër lordëve të drogës, ata pasuroheshin në “fshehtësi” me qetësi e dashuri.

Veritas.com.al/