(Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako).

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi në SPAK. Gazetarja Keti Banushi ka bërë me dije se ndaj Bushit ka pasur 7 kallëzime, ndërkohë që 3 prej tyre është regjistruar procedim, 2 janë dërguar gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.

Dje ka qenë në SPAK, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili është marrë në pyetje për rreth 3 orë. Nuk dihet për cilën çështje janë thirrur për të dëshmuar Bushi dhe Dako.

Artur Bushi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.

Thirrja e Artur Bushit në SPAK vjen një ditë pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku.

Lefter Alla u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.