Raportohet se kryetari i KQZ, u ul të shkruajë një letër ku kërkonte dorëheqjen, edhe pse ishte paracaktuar largimi i tij. Formula e bashkë-qeverisëse PD- PS dhe mbyllja e krizës politike, vuri në shenjë pozicionin e kryetarit të KQZ. Por ai preferoi të shkruajë dorëheqje nga ana e tij.
Në deklaratën e bërë duke dorëzuar letrën, Denar Biba ka replikuar në distancë me kupolën e politikës që bëri të mundur këtë ndryshim. “Po ndërrohen kuajt në mes të lumit”, ka thënë, duke bërë alegori me ‘lumin’ që sipas tij janë zgjedhjet që po vijnë, ndërsa ‘kuajt’ janë vetë Biba dhe kruyyetari që do ta zëvendësojë.
Denar Biba iu bind verbërisht qëndrimit të Partisë Socialiste, edhe kur klima e besimit mes palëve ishte zero; gjë që e tmerroi në momentin kur erdhi urdhri për të lënë postin. Madje kreu i KQZ e pranonte hapur se në 18 Qershor nuk do të kishte zgjedhje, por do të kishte vetëm votim. Megjithatë ai ishte gati të bëhej pjesë e një farse, një vendim që as vetë Edi Rama nuk e mori përsipër. Dorëheqja e Denar Bibës është në fakt shkarkimi nga detyra i një burokrati të bindur deri në fund ndaj shefit të tij, pavarësisht pasojave. Për këtë arsye largimi i tij nga KQZ ishte aq i lehtë për Edi Ramën.
/Veritas.com.al/