Kulla më e lartë që do të ndërtohet në Tiranës, e quajtur ndryshe “Mali i Tiranës” ka përfunduar në dyert e SPAK.

Anëtarë të Këshillit Bashkiak pjesë e PD, dorëzuan mesditën e sotme një padi  dhe janë shprehur se do t’i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar.

Padia u depozitua nga Enriketa Papa. Kjo e fundit bëri me dije se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion..

Në media është aluduar se pas ndërtimit të kësaj kulle fshihet një biznesmen i njohur që ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën , për këtë Papa u pyet, por nuk preferoi të japë emra në një deklaratë të bërë mediat.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha ndër të tjera Papa.