Kulla, që do të quhet Mali i Tiranës, dhe do të ndërtohet në mes të kryeqytetit, ka ndezur politikën në këto temperatura të larta gushti. Jo dy kampet kundërshtare, por Foltoren e Sali Berishës.

Ndërtesa të larta në Tiranë janë bërë por kjo ka një specifik tjetër, që e përlyen opozitën, atë të vërtetën që e cilëson Berisha, në pazare.

Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në rajon, qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën.

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin.

Ky biznesmen ka qenë dhe sponsor të Foltoreve të Sali Berishës, që u nisën në atë kohë për të larguar Lulzim Bashën nga PD-ja.

Sali Berisha reagoi pasi mediat konstatuan se pas kullës qëndrojnë biznesmenë të lidhur me të birin, Shkëlzen Berishën. Por reagimi i tij ishte ndryhse nga ato që ai zakonisht ka bërë, duke mos përmendur asnjë emër të atyre që qëndrojnë pas saj.

Ai nuk përmendi emrin e biznesmenit, që do të ndërtojë kullën 58 katëshe pas Teatrit të Operas. Ai akuzoi Edi Ramën.

“Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj”

Dhe u përpoq të jetë sfidues dhe nga mborjtja kaloi në sulm.

“E ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen”

Por Sali Berisha nuk dha asnjë argument, pse leja e ndërtimit duhet të anulohet, përvec asaj që ajo lidhet dhe me të dhe familjen e tij.