Koment/ 

Sot, teksa disa gazetarë të lidhur me partitë opozitare që janë jashtë parlamentit, u mblodhën në një sallë të hotelit luksoz ‘Tirana International’, më shumë për të dëshmuar dashuri për partitë se sa për të bërë gjë reale në mbrojtje të ligjit.

Edhe vetë partitë opozitare që ‘garantuan’ gazetarët se ‘do të bëjnë ‘gjithçka’ për të mos e lejuar ligjin që të kalojë në parlament e të bëhet ligj, veçse u talën me auditorin, sepse nuk kanë asgjë në dorë. Partië opozitare i kanë djegur mandatet dhe ndodhen jashtë parlamentit ku miratohen ose kundërshohen ligjet.

I vetmi që në një moment u tregua i sinqertë, ishte Lulzim Basha, kryetar i PD. Ai u tha gazetarëve se ‘nuk kemi ç’bëjmë tani, por kur të vijmë në pushtet do ta bëjmë nul’ ligjin. Mirëpo nuk dihet se kur mund të jetë në poushtet kjo Parti. Por edhe sikur të jetë në pushtet, PD e të tjera kanë dëshmuar dhunën më të madhe kundër mediave dhe gazetarëve, me burgje, dënime, djegie e deri vrasje. Sot në këtë konferencë, Lulzim Basha bëri një autokritikë për sjelljen e dhunshme të PD ndaj mediave, duke thënë se ‘ne nuk do ta përsërisim më’.

Megjithatë, vetë gazetarët nuk janë të qartë çfarë kërkojnë nga ligji ‘anti- shpifje’. A kërkojnë të mos ketë ligj fare për mediat- siç janë shprehur? A kërkojnë që të mos luftohet shpifja dhe mashtrimi në media, sepse këto sjellin më shumë klikime e të ardhura? Apo kërkojnë ‘gjoba më të ulëta’?

Vetë maxhoranca parlamentare ka deklaruar se do të bëjë korrigjime në ligj, duke ulur disa dënime të ashpëra. Por ligji do të miratohet në seancën e datës 19 të Kuvendit. Kështu vendosi Komisioni Parlamentar i Mediave sot.

Veritas.com.al/