Koment nga: Veritas/

Kemi disa ditë ose muaj që po përballemi me bllokime rrugësh, me bllokime investimesh dhe ndërtimin e rrugëve, me dhunë mbi qytetarë e policë, dhe po mendojmë se ‘haj, gjynah ata të Unazës!’. Janë njëzet a tridhjetë vetë që dalin prapë në rrugë dhe djegin goma… Prapa themi ‘haj se gjynah!’. Edhe pse janë banorë që kanë zënë tokat e botës, prapë ‘gjynah’.. Por ne njerëzit e thjeshtë kështu duhet të themi, ashtu kot. Ndërsa nuk kemi pse të na bllokohen rrugët, nuk kemi pse të na shfaqet dhuna para syve, nuk kemi pse mendojmë se ‘sa mirë ata që zunë tokat e botës!’…

Po shteti, vallë duhet të thotë edhe ky ‘haj se gjynah’. Jo, shteti duhet të na mbrojë të gjithëve nga dhuna. Nëse zgjatet edhe më shumë lëngata ‘haj se gjynah’ ndaj atyre që nuk dihet pse janë gjynah, atëherë do të shpërthejë dhuna e të gjithëve me të gjithë.

Sot papritur kryeministri Edi Rama ka shkruar në media sociale dhe ka thënë se ‘njerëz të dhunshëm kanë bllokuar dyert e universiteteve’ dhe nuk i lanë studentët të shkojnë në auditorë. Sot ka nisur protesta e studentëve që kishte mbetur që në festate  vitit të ri, dhe mësojmë se ‘njerëz të dhunshëm’ i pengojnë studentët të shkojnë në shkollë.

Kjo duhet të jetë e vërtetë, përderisa shumica e studentëve duan të mësojnë në shkollë dhe vetëm një pakicë janë ata që u vetëquajtën ‘mbetësa’. Por kush do t’i mbrojë studentët që duan të mësojnë në shkollat e shtetit?

A do t’i mbrojë shteti?

Ashtu sikurse studentët kërkojnë plotësimin e kushteve në konvikte e auditorë, ashtu kërkojnë edhe mbrojtjen e tyre nga të dhunshmit?

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter,  thotë se mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”- ka shkruar Rama.

Po kush do t’i mbrojë studentët?

Po kush do të na mbrojë ne të gjithëve nga dhuna?

Kjo është çështja… Ku është shteti?

Veritas.com.al/