Para pak ditësh mediat shqiptare njoftuan për një transportim armësh përmes aeroportit të Rinasit. Destinacioni i tyre ishte Britania. Sot është zbuluar edhe emri i njeriut që drejtonte transportin e armëve përmes avionëve të linjave të Europës. Ky është Sajmir Culhaj.

“Autoritetet shqiptare kanë zbuluar një komplot, ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe. Sipas Policisë, dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorit të mundshme, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

Armët e llojit kallashnikov, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar”, shkruan britanikja Daily Mail.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra. Policia anti-terror ka rritur vëzhgimin pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë. Zyrtarët nuk kanë zbuluar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

I dyshuari për këtë rast nga autoritete shqiptare është Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit te armeve. Thuhet se ai kishte marrë urdhra për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte pakon të premten.

Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje se nga vijnë armët, se për çfarë do të përdoreshin ose për marrësit e tyre të synuar. Detektivët gjithashtu po hetojnë një njeri i njohur me inicialet N. F – nga qyteti i Durrësit. Zëdhënësi i DHL-së nuk i është përgjigjur kërkesës lidhur me rastin në fjalë.

Kështu shkruan Daily Mail, duke njoftuar për informacione të tjerë rreth destinacionit të armëve në Britani, dmth., te cila organizatë terroriste.

Veritas.com.al/