Në seancën e sotme plenare të Kuvendit e ka marrë fjalën ministrja e re e Financave, Anila Denaj, por në këtë moment, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Deputetët opozitarë kanë kërkuar që ministrja duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

Pas saj e ka marrë fjalën kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili pasi ka sharë me fjalë të ulëta si: ‘a mos më çaj…’ bla, bla, bla…të cilat nuk mund të transmetohen, tha se është detyrim ligjor që ministrja Denaj t’u përgjigjet 10 pyetjeve të bëra nga opozita.

“Nëse ministrja nuk është përgatitur, të ndërpritet seanca”, tha Vasili.

Për Taulant Ballën, ministrja e re e Financave, Anila Denaj, mori fjalën për të dhënë një këndvështrim të saj të atyre që kërkoi opozita.

Më herët Basha, kryetar i PD, në fjalën e tij u shpreh se opozita kërkon Qeveri kalimtare për zgjidhjen e krizës,  pasi sipas tij qeveria socialiste është e kapur nga bandat kriminale.

Veritas.com.al/