Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas përplasjeve të këtij të fundit me deputetin socialist, Eduard Shalsi, teksa e cilësoi këtë të fundit “plehrë, fundërrinë…”.
Kryeministri Rama shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur, teksa iu drejtua Bashës, duke i thënë që të mos imitojë foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot. Duke ju referuar atyre që u thanë këtu, meqë u soll FMN, FMN e kam këtu përpara në deklaratën, në përfundim të misionit dhe po e citoj ‘Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020 aktiviteti ekonomiko po ringrihet fuqishëm’”, tha Rama.