(FOTO: Valentina Leskaj, nënkryetare e Kuvendit)/
E firmosur nga nënkryetare e Kuvendit, Valentina Leskaj, sot është nisur një letër në emër të Kuvendit të Shqipërisë në adresë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Pedro Agramund. Letra i dedikohet arrestimit të Ramush Haradinaj, ish kryeministër në Kosovë dhe kryetar i Partisë AAK.
Në letër shkruhet se arrestimi është një akt “i papranueshëm” dhe se është “shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”.
Leskaj që firmos letrën thotë se Haradinaj është liruar nga akuzat prej Tribunalit të Hagës.
Në fund të letrës thuhet se Leskaj pret kontributin e zotit Agramund “për lirimin” e Ramush Haradinaj.
/Veritas.com.al/