Konsumimi i madh i energjisë elektrike çoi këtë të premte efektivët e policisë, pas dyshimeve të ngritura, në zbulimin e një laboratori kriptomonedhash në një fshat të Shijakut.
Ambienti ku u gjetën pajisjet e prodhimit të kriptomonedhave, thotë policia, ishte marrë me qira në fshatin Pjesëz dhe përdorej nga disa persona nga Tirana.
Policia tregon se prodhimi i parave elektronike ishte i paligjshëm, pasi personat e përfshirë në këtë rast, nuk kanë marrë licencë për këtë veprimtari.
Mësohet se laboratori u pikas pas dyshimeve të ngritura nga efektivët, ashtu si edhe në rastet e tjera të zbulimit, për shkak të konsumit të lartë energjisë elektrike në zonë.
Nuk është ende e qartë akuza e ngritur ndaj personit që është ndaluar nga policia, pas zbulimit të këtij laboratori.