Breitbart News e quan ‘djallëzori’ Junker, federalisti i BE dhe president i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka pohuar se do të ishte më mirë për Britaninë nëse ky do të ishte kryeministër.
Juncker e bëri komentin ditën e Premte gjatë rrugës për në një samit të BE ku u pyet mbi atë se çfarë mendon mbi takimin e nivelit të lartë të kabinetit të qeverisë Britanike para dy ditësh.
“Nuk po komentoj rezultatet e takimit përderisa e di përfundimin ekzakt”, u përgjigj Junker.
“Unë nuk jam kryeministër britanik, kjo mund të ishte mirë për Britaninë në qoftë se do të isha unë”.
Deputeti konservator Nigel Evans, sekretar ekzekutiv i Komitetit 1922, u përgjigj menjëherë duke thënë: “Unë mund ta vija Junker si çmim në raftin e verës”.
Zyrtarët e BE e kapën menjëherë dëmin që shkaktoi deklarata e Junker dhe thanë se ishte ‘e natyrshme” dhe “qartësisht shaka”.
Juncker kohët e fundit përbuz shtetet dhe liderët që shfaqen kundër bllokut të BE.