(FOTO: Jozefina Topalli- arkiv)

Duket se gjithë problematika e vendit; me ekonominë, me drogën, me krimin, me korrupsionin, me drejtësinë, etj., u fshinë dhe nuk ekzistojnë.

Përderisa zonja Jozefina Topalli kërkoi shkarkimin e kryeministrit dhe të qeverisë jo me këto arsye madhore, por me një arsye artistike. Ajo njoftoi Kuvendin se drejtori i RTSH ka shkarkuar tre artisë muzikantë: Zhulali, Krasniqi dhe Saraçi, dhe për këtë arsye “qeveria ka rënë”- tha zonja Topalli.

Zonja topalli ka qenëe nënkryetare e Partisë Demokratike dhe kryetare e Kuvendit për tetë vjet radhazi.

Ajo sot tha në Kuvend:

“Unë i kërkoj opozitës të bëjmë një mocion mosbesimi. Qeveria ka rënë. Kryeministri dhe kryeparlamentari nuk janë. Dje drejtori i TVSH shkarkoi 3 kompozitorët më të mirë, për të cilët jemi krenarë, Mond Zhulalin, Shpëtim Saraçin, Aflred Krasniqi. Pse duhen shkarkuar ato? Ç’të keqe kanë bërë? A jeni njerëz mor, a jeni deputetë? Deri këtu duhet të arrijë hakmarrja personale e një kryeministri? Balili nuk do kapet për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër. Ai pret që Balili të bëhet 76 vjeç, që të arrestohet. Në fund të mandatit të tij shkarkoi 3 mjeshtrat e muzikës. A reagoni ju që keni shkollë? Pse nuk vijnë deputetët e LSI, apo nuk kanë kurajo të përballen? Ky është fundi dhe rënia e shtetit shqiptar”.

/Veritas.com.al/