Albin Kurtit iu është zyrtarizuar si kandidatura për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Këta e kanë konfirmuar komisioni zgjedhor i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është mbledhur sot në Prishtinë për të bërë verifikimin e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturën e deputetit Albin Kurti për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe për të trajtuar çështje të tjera që lidhen me procesin e zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa të tjerët që pretendojnë të jenë në krye të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kohë deri më 10 janar që të dorëzojnë kandidaturat.
Kurti e ka udhëhequr Lëvizjen Vetëvendosje deri para këtij mandati, kur ia kishte liruar rrugën kryetarit aktual Visar Ymeri.
Albin Kurti e ka shpallur kandidaturën e tij nga burgu ku ai po qëndron që rreth 1 muaj.
Atij sot iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për 1 muaj tjetër.
Veritas.com.al/