Nga: Astrit Patozi/
Sot paska shumë dielll. Uroj dhe shpresoj shumë që të jetë një ditë e bekuar ndryshimi për Shqipërinë. Ai nuk mund të vijë asnjëherë nga mospjesmarrja, ndaj edhe ftoj çdo qytetar shqiptar që t’i përgjigjet apelit për të votuar.
Ne nuk e kemi luksin për të qëndruar në shtëpi, sepse kjo do t’i gëzonte shumë ata që duan ta ruajnë të paprekur kënetën politike.
Duke ndjekur secili bindjen e vet le t’i japim Shqipërisë një shans të ri përmes votës sonë. Sot është dita, kur secili merr atë që meriton, kur secili korr atë që ka mbjellë vetë.
Sot nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë mendojmë dhe themi për njëri-tjetrin. Sepse jemi të gjithë në provim para sovranit, i vetmi që ka të drejtë të na gjykojë.
VERITAS.COM.AL