Roberto Vivaldelli
29 MARs 2020
“Nuk jemi një vend i pasur por nuk harrojmë vëllezërit Italianë që na ndihmuan dhe na pritën”.Eshtë një diskutim që do të mbetet i gdhendur në histori, të paktën në marrëdhëniet midis dy popujve, ai i Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i mbajtur dje në Facebook përpara 30 punonjësve shëndetësorë – mjekë dhe infermierë – që po niseshin për në Itali nga kryeqyteti, Tirana. Një shembull solidariteti midis popujve dhe kombeve, si edhe një leksion i bujarisë së madhe për një komb të vogël, jo shumë të pasur, por krenar si Shqipëria, që nuk harron të kaluarën dhe lidhjen e saj të thellë me Vendin tonë. Kjo emergjencë do të na kujtojë kush tregoi solidaritet kundrejt Vendit tonë, në moment nevoje, dhe kush jo: ndërsa kryeministri shqiptar mbante fjalimin e tij prekës, në fakt, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po ngrinte Italinë – akoma edhe një herë – duke afirmuar se nuk ka “asnjë plan për Coronabondet, ajo fjalë është një lloj slogani,nuk punohet me të”, duke konsideruar “të justifikuara” rezervat e Vendeve të Evropës veriore – të udhëhequra nga Gjermania – me eurobonde.
Epo, fjalët e Edi Ramës janë mbi të gjitha një leksion stili për një klasë të eurokratëve, të cilët në këtë emergjencë shëndetësore – e cila më vonë u bë një krizë politike – treguan të gjithë cinizmin dhe papërshtatshmërinë e tyre. Italia sigurisht nuk do ta harrojë solidaritetin e Tiranës dhe egoizmin e Bashkimit Evropian.
Fjalimi i Kryeministrit shqiptar: “Italia është shtëpia jonë”
“Nuk jemi pa memorie: nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin kurrë një mik në vështirësi. Sot jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe do ta fitojë kete luftë edhe për ne, për Evropën dhe tërë botën “,ka shpjeguar Edi Rama,duke përshëndetur në aeroportin e Tiranës një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë të dërguar në Itali për të ndihmuar kolegët e angazhuar në luftën kundër koronavirusit në Lombardi, siç raportohet nga Tgcom24.
“Ju anëtarë kurajozë të këtij misioni për jetën,po niseni për një luftë që është edhe e jona”, ka shtuar kryeministri shqiptar duke ju drejtuar ekipit shëndetësor. “Tridhjetë mjekët dhe infermierët tanë nisen sot për Itali, nuk janë shumë dhe nuk do të zgjidhin betejën midis armikut të padukshëm dhe këmishave të bardha që po luftojnë në anën tjetër të detit. Por Italia ka qenë shtëpia jonë pasi vëllezërit dhe motrat tona na shpëtuan në të kaluarën, duke na pritur dhe duke na birësuar ndërsa këtu vuhej ”,ka shtuar Rama në përshëndetjen e shkurtër në të cilën mori pjesë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
“Vende të tjera shumë të pasura janë mbyllur: ne nuk harrojmë”
Kryeministri pastaj ka lancuar një shtytje, pa përmendur emra, drejt Vendeve që janë shumë më të pasura se Shqipëria, të cilat sidoqoftë menjëherë ja mbyllën dyert në fytyre Vendit tonë. “Ne po luftojmë të njëjtin armik të padukshëm. Burimet njerëzore dhe logjistike nuk janë të pakufizuara, por ne nuk mund t’i mbajmë ato si rezerva ndërsa në Itali tani ka një nevojë të madhe për ndihmë.Eshtë e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, dhe vende shumë të pasura i kanë kthyer shpinën të tjerëve. Por ndoshta është sepse ne nuk jemi të pasur madje as pa memorie, nuk mund të lejojmë të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin. ”
VERITAS.COM.AL/