Për gjykatësit francezë, kardinali Philippe Barbarin është fajtor, por për Papa Franceskun, kardinali mund dhe duhet të mbetet në postin e tij. Papa ka refuzuar dorëheqjen e kardinalit, i dënuar me 6 muaj me kusht që ka heshtur në lidhje me sulmet pedofile të kryera mbi disa skaut nga At Bernard Preynat para vitit 1991. Për këto fakte, kardinali ishte paralajmëruar në vitin 2014 nga një prej viktimave të priftit, por asgjë nuk levizi ne dioqezën e tij.

Vendimi i papritur i Bergoglios u njoftua nga drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, i cili raportoi se “Ati i Shenjtë e la Kardinalin të lirë të marrë vendimin më të mirë për Dioqezën”. Nga ana e tij, Barbarini “vendosi të tërhiqet për një periudhë kohe dhe t’i kërkojë atit Yves Baumgarten, vikar i përgjithshëm, të marrë udhëheqjen e dioqezës”.

Pas vendimit të Papës do të ishte vullneti për të pritur vendimin e apelit. Vetë Barbarini konfirmoi se Papa ka zgjedhur rrugën e “pafajësisë së supozuar”. Asnjë kardinal francez nuk ishte dënuar deri tani për një rast që lidhet me pedofilinë. Para tij, siç kujton Tempo, dy peshkopë ishin dënuar në vitin 2001 dhe 2018.

Veritas.com.al/