Deputeti polak Dominik Tarczyński ka hyrë në debatin evropian të burkës, duke thënë se kjo duhet të ndalohet pjesërisht për arsye sigurie dhe pjesërisht për ti bërë të qartë radikalëve islamikë se ata nuk mund të kërkojnë më shumë të drejta në Evropë sesa evropianët kane në Arabinë Saudite.

Zoti Tarczyński, një anëtar i Partisë se Vendosjes se Ligjit dhe Drejtësisë të Polonisë,ka bere buje në Britani pas përplasjes me gazetarin liberal te majtë, Cathy Newman mbi emigracionin e paligjshëm.

Duke folur ekskluzivisht për Breitbart te Londres pak pasi ish-ministri i jashtëm Boris Johnson u përball me establishmentin mbi kritikat e tij ndaj burkës, polaku i diplomuar ne drejtesi këmbënguli që vellot e fytyrës islamike “duhet të ndalohen në të njëjtën mënyrë si kryqi i Krishterë është i ndaluar në Arabinë Saudite “.

Ai sugjeroi që marrëdhënia ndërmjet Perëndimit dhe botës Islame ishte momentalisht e pabalancuar, duke cituar një xhami që regjimi teokratik i Arabisë Saudite dëshiron të ndërtojë në kryeqytetin polak të Varshavës si shembull.

“Ne jemi të lumtur që  ta kemi menjëherë pasi ata të bien dakord për Poloninë që të ndërtoje një katedrale në Arabinë Saudite”, tha ai.

“Është shumë e thjeshtë, ose jemi të barabartë, jemi partnerë,jemi të njëjtat qenie njerëzore – ose ata mendojnë se janë më të mirë se të tjerët”, deklaroi ai.

Veritas.com.al/