Dhjetëra qytetarë të Kukësit, kryesisht familjarë dhe të afërm të të arrestuarve për protestën e ditës së djeshme në Rrugën e Kombit protestuan para komisariatit të Kukësit duke kërkuar lirimin e tyre.

“Lironi djemtë tanë” ishin thirrjet në kor të protestuesve.

Ndërkohë nuk mungoi edhe parrulla: “Poshtë diktatura!”

Pesë deputetë të PD-së ndodhen sot në Kukës, shoqëruar edhe nga tre deputetë të LSI-së.

Deputetët opozitarë që ndodhen sot në qytetin verilindor, janë: Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çelaj, pjesë e komisionit të Sigurisë. Atje ndodhen edhe deputetët Romeu Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli.

Në radhët e deputetëve të LSI-së, që kanë shkuar në Kukës, janë: Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Floida Kerpaçi dhe Nora Malaj.

Gjatë natës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA-s kanë kryer dhjetëra arrestime pas protestës së djeshme që përfundoi me djegien e sportelit të mbledhjes së parave të kompanisë koncesionare.

Veritas.com.al/