
Partia e Lirisë, ky do të jetë emri i ri i LSI-së. Por për gazetarin Mentor Kikia, problemi nuk qëndron tek emri, por te njerëzit brenda partisë. Për të argumentuar, Kikia ka sjellë edhe një histori ironike duke e krahasuar me “Shtëpi Publike”
“A nuk e ka fajin emri, jo! Një shtëpie publike nuk i ecnin punët mirë. Pronari vendosi të ndërronte krevatet dhe çarçafët. Por sërish dobët…
Ai i ndërroi ngjyrën ndërtesës, ia ndërroi edhe emrin, por sërish nuk lëvizi gjë. Një “menaxher” i mirë e këshilloi: Nuk e kane fajin krevatet dhe ngjyra e mureve, por duhet me ndërru femrat që punojnë aty brenda”, shkruan Kikia.