Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit.
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër, ndërkohë që ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të dalë me një koalicion të përbashkët, ndoshta edhe me Komisionin e Rithemelimit.
Por sot jane regjistruar si subjekt me vete dhe pa koalicion
Të dyja palët kanë pranuar se janë në negociata, për mënyrën se si do të bëhen pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit, ndërkohë që Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e mediave, se është arritur paraprakisht një marrëveshje.
Për zgjedhjet e 6 Marsit, janë regjistruar më herët dhe Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.