Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë vendimin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, pasi në seancë nuk është paraqitur përfaqësuesi ligjor i PD-së së këtij grupi Indrit Sefa.
Mësohet se seanca e radhës pritet të zhvillohet më 10 nëntor.
“Në vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore qe ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance.
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar ne date 10.11.2022, ora 09:30.
Ju faleminderit!”, njofton Apeli.
Gjykata e Apelit pritet që më datë 10 nëntor të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. PD thekson në akimimin e saj se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.
Ky ankim do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtare e cila përbëhet nga Irida Kacerja, Sirela Tore, Genti Shala dhe Mona Muçi si anëtare.
Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë ‘zhbëhet’ Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-në Berishës.