Konflikti në Kuvend  nisi për debatin për reformën zgjedhore. Edmond Spaho i Partisë Demokratike kërkoi debat para miratimit të Komisionit Parlamentar. Socialistët thanë që nuk ishin përgatitur për debat, sepse votimi për Komisionin ishte pjesë e një marrëveshjeje.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar Socialist, nuk pranoi. Edi Rama kundërshtoi duke thënë se “kishte punë të tjera” para reformës zgjedhore, ndryshe nga çfarë mendojnë deputetët e opozitës. Socialistët ishin të mendimit që seanca të shtyhej për javën tjetër. LSI ishte dakort me ta.

Lulzim Basha u ngrit në foltoren e Kuvendit dhe pranoi që seanca të shtyhej për në orën 16:00, me kusht që të kishte debat në sallë.

Gramoz Ruçi kërkoi mendimin e Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit. Petrit Vasili tha se ishte dakort që seanca të shtyhej për një javë, njësoj siç kishte kërkuar Taulant Balla i PS.

Duke pasur edhe mbështetjen e LSI-së, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi nuk lëvizën nga vendimi. Seanca u vendos të zhvillohej javën që vjen.

Lulzim Basha mbeti i vetëm. PS dhe LSI ishin kundër tij. Deputetët demokratë më pas bllokuan foltoren e parlamentit, gjë që çoi në përjashtimin e Bashës.

Kështu nisi dhe mbaroi “lufta” Ruçi- Basha.

Veritas.com.al/