(Foto: Presidenti i Francës, Macron, fitoi me një platformë të fortë pro-BE)/

Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se “duket se do të ketë luftë civile Europiane”mes demokracisë liberale dhe rritjes së autoritarizmit.

Macron bëri thirrje që BE të rinovojë angazhimin ndaj demokracisë- gjatë një fjalimi pasionant në Parlamentin Europian në Strasbug.

“Unë nuk dua tí përkas brezit që flenë në këmbë dhe që ka harruar të kaluarën e vet”, tha ai, duke kujtuar se si BE mundi të ngrihet pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai po nis debattet me votuesit, duke kërkuar riangazhimin e tyre me Bashkimin Europian.

Në fjalimin e tij ai dënoi atë që e quajti “ magjepsje me mendjengushtët” në Europë.

Vitin e kaluar zoti Macron dhe partia e tij liberale, , La République en Marche (LREM), triumfoi në zgjedhje me një platformë të fortë pro-BE.

Veritas.com.al/