Lideri Francez, Emmanuel Macron mbëshetti idenë e bisedimeve të mëtejshme për të gjetur zgjidhje për Brexitin përmes koncesioneve të mëdha, duke takuar kryeministrin Britanik, Boris Johnson ditën e Enjte.

Njësoj si kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e Mërkure, Macron mbështeti që të lejohen edhe 30 ditë të tjera për të gjetur zgjidhje çështjen e trazuar të kufijve Irlandez, çështje kjo që ka ndërlikuar negociatat që nga viti 2017.

“Ne kemi nevojë të kërkojmë një muaj të dobishëm”, tha Macron në krah të Johnson i cili insistoi se zgjidhjet janë ‘lehtësisht të zgjidhshme’ për të siguruar kthimin e pikave të kontrollit në Irlandën e ndarë.

Por lideri Francez, i cili pranon se ka reputacionin si ‘i ashpër dhe gangster’ mbi Brexitin, ka hedhur poshtë thirrjet e Johnson për të hedhur çelësin e zgjidhjeve për Irlandën të negociuar mes BE dhe ish- kryeministres Britanike, Theresa May.

VERITAS.COM.AL/