![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/09/auto_benz_-_audi_-_blind1506598792.jpg)
Dje Policia e shtetit njoftoi se në Tiranë u bllokuan katër makina të blinduara, 2 ‘Benz-a’ e dy ‘Audi’. Sot policia njofton se është zbuluar edhe se cilët janë pronarët e këtyre mjeteve.
Burimet thonë se 4 makinat që janë bllokuar dje, i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen në gjykim për disa akuza të rënda.
Burimet thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.
Veritas.com.al/