
Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ka mbërritur mesditën e sotme në kampin e Gjadrit, në Lezhë.
Ish-kryeministri italian ka deklaruar për mediat se kjo nuk është thjeshtë një qendër për emigrantët, madje thotë se duhet të ishte ndërtuar në Itali.
Ai ka akuzuar Melonin, teksa thotë se kampet e Gjadrit, nuk janë gjë tjetër veçse një propagandë e kryeministres. Kjo pasi sipas tij, nuk ka pakësuar numrin e emigrantëve.
Renzi është shprehur se kampi i Gjadrit duhet të kthehet në burg për shqiptarët, të cilët vuajnë dënimin në Itali. Renzi ka theksuar se kjo mund të mundësojë që ata të jenë më afër familjes.
“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian. Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve.
Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ish-kryeministri italian.
Kujtojmë se vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Komente