Brexit, dhe presidenti që u zgjodh, Donald Trump, i ofrojnë Britanisë dhe Amerikës mundësinë që të “rizbulojmë mirëbesimin tonë” dhe “të udhëheqim së bashku përsëri”, tha Theresa May- kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar duke folur mbi vizitën e afërt në Shtetet e Bashkuara.

May do të bëjë thirrje mbi një “ripërtëritje të lidhjeve speciale” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara” tani që presidenti Trump është në Shtëpinë e Bardhë- sipas gazetës “Telegraph”.

Duke hequr paralele mes zgjedhjes së Trump si president dhe Brexit, May thotë se të dyja paraqesin një mundësi për “përtëritjes” së raportit Mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

“Mbretëria e Bashkuar është nga instinkti dhe nga historia- e madhe, një komb global që njeh përgjegjësitë ndaj botës”, tha ajo.

“Siç i dhamë fund anëtarësimit në BE, siç populli britanik votoi me vendosmëri për zgjidhjet e viteve të fundit- po kështu ne kemi  shansin që të rivlerësojmë besimin tonë, sovranitetin dhe Britaninë globale, të gatshëm të ndërtojmë marrëdhënie me miqtë e vjetër dhe me aleatët e rinj”, tha May.