Kryeministrja Theresa May tha të hënën se do të kete nje votim në parlamentin Britanik në tre javë per te vendosur nëse vendi duhet të ecë përpara me planin e saj për të lënë Bashkimin Evropian.

May i mbijetoi një votimi mosbesimi të sjellë nga Partia e saj Konservatore javën e kaluar mbi marrëveshjen e negociuar që qeveria e saj arriti me Komisionin Evropian për të lënë Bashkimin Evropian në mars. Ajo u ballafaqua me një bllokim në parlament,pa anëtarë te mjaftueshëm që miratojnë marrëveshjen.

Një votim i planifikuar javën e kaluar u skartua, sepse May nuk kishte mbështetje të mjaftueshme parlamentare për planin e saj.

“Shumë anëtarë të kësaj shtëpie janë të shqetësuar se duhet të marrim një vendim së shpejti,”i tha May Parlamentit britanik të hënën. “Synojmë ti kthehemi debatit mbi      ” Votimin kuptimplote “në javën që fillon në shtatë janar dhe te mbajme votimin javën e ardhshme”.

Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laburiste të opozitës, paraqiti një mocion për një votë tjetër besimi që do të mbahet në maj, duke thënë se ai eshte kundër një votimi kaq larg në të ardhmen.

Marrëveshja e Brexit tani është e plotë, me BE që refuzoi të rinegociojë gjatë fundjavës, kur May vizitoi selinë e BE në Bruksel. Në nëntor, krerët e BE miratuan një marrëveshje për Britaninë. Nëse aprovohet nga ligjvënësit britanikë, vendi do të largohet ne 29 mars. Disa nga ministrat e May-it kanë sugjeruar një referendum tjetër për të anuluar ndoshta votimin e vitit 2016 për të lënë aleancën prej 28 anëtarësh. Të tjerë kanë propozuar skenarë të ndryshëm për ndarjen.

May tha se është e pamundur të anullohet neni 50 i kushtetutës së BE-së, vetëm për ta shkaktuar përsëri muaj më vonë. Ajo përmendi një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që vendosi se revokimi i nenit 50 tregon një vendim për të qëndruar në BE.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka thënë se BE do të përshpejtojë përgatitjet për largimin pa një marrëveshje. Pasiguria eshte duke pasur nje efekt. Të dhënat e lëshuara të hënën treguan një rënie në shpenzimet e konsumit britanik dhe rënjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme

Pesëdhjetë e tre për qind në një anketë të kohëve të fundit thanë se mbështesin një referendum të dytë të Brexit që kërkon per preferencë mes tre opsioneve. Tridhjetë e gjashtë përqind e kundërshtuan atë. Këto shifra janë të pandryshuara që kur May e para njoftoi një marrëveshje në nëntor.

Veritas.com.al/