(FOTO: Burri i zonjës May ishte në krah të saj ndërsa ajo iu drejtua kombit)/

Theresa May ka thënë se do të formojë qeverinë me mbështetjen e Unionistëve Demokratë që të mund të sigurojë ‘sigurinë’ për të ardhmen.

Duke folur pas vizitës në Buckingham Palace, ajo tha se vetëm partia e saj ka ‘legjitimitetin’ të qeverisë pasi fitoi shumicë vendesh në parlament.

Ajo tha se mund të bashkohet me ‘miq dhe aleatë’ në DUP (Demokratic Unionist Party) të Irlandës së Veriut, për ta çuar më tej Brexit-in. Ajo e mbylli fjalën e rasrtit duke thënë: “Le të shkojmë në punë”.

Konservatorët (The Tories) janë tetë vende më pak për të arritur numrin 326 që nevojiten për të komanduar si maxhorancë.

Pas humbjes së maxhorancës, shefi i laburistëve, Jeremy Corbyn ka kërkuar kryeministres që të japë dorëheqjen, duke thënë se është gati që ‘të shërbejë” vetë. Ndërsa lideri i Liberal Demokratëve, Tim Farron,  tha se asaj ‘duhet t’i vijë turp’’ dhe se ‘duhet të japë respekt në qoftë se ka sado pak respekt për vete”.

Veritas.com.al/

DUP leader Arlene Foster

(FOTO: Personalitete të DUP, të cilët do të takohen më vonë për të diskutuar mbi opsionet e qeverijes, janë një mbështetje e fortë për  Brexit)/

Mrs May's car leaves Buckingham Palace

(FOTO: Më parë kryeministrja May vizitoi Buckingham Palace)/