15 marrëveshje pritet të firmosen ditën e nesërme mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë gjatë mbledhjes së përbashkët që do të zhvillohet në Elbasan. Është zbardhur axhenda e kësaj mbledhje, teksa në orën 09:45 pritet të mbërrijnë delegacionet, ndërsa ceremonia do të nisë në orën 10:00. Ndërkohë në orën 11:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp.
Mes marrëveshjeve që pritet të firmosen janë ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.
Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014.
Marrëveshjet e përbashkëta që priten të nënshkruhen:
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit
Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”
Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave
Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022
Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.
Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.
Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)
Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice
Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës