![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/05/Screen-Shot-2019-05-27-at-12.08.45-e-paradites-770x411-800x450.png)
(FOTO: Alba dhe Musine Kokalari)/
Arba Kokalari është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian.
Arba jeton në Stokholm të Suedisë dhe është mbesa e Musine Kokalarit. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.
Arba ka lindur në Tiranë më 27 nëntor të 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive.
Vetë Arba ka shkruar në Facebook: “Unë kam hyrë në Parlamentin Europian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua”.
Veritas.com.al/