Beso në vetvete ! Ky eshtë sekreti i çdo fitoreje. Duhet të besosh në aftë sitë e tua. Ti je një femë r e kompletuar, je e zgjuar, e bukur dhe plot sharm. Në se do diçka, thjesht shko merre ! Vë shtirë sia më e madhe ë shtë të bindë sh veten, ndaj hapi i parë fillon me një ̎bisedë ̎me veten tuaj. Thuaji vetes se ti je një femë r e adhurueshme, se ndihesh mirë me fizikun të nd, se shumë njerë z kthejnë kokë n kur ti kalon, se je sensuale, autoritare por edhe e brishtë dhe joshë se.
Nuk keni pse të qëndroni në siklet gjatë festimeve të ndryshme, për shkak të paraqitjes suaj të jashtme. Është pikërisht trupi ynë ai që flet më shumë për ne, edhe atëherë kur nuk është aspak e nevojshme të flasësh. Ja disa këshilla që kanë një mesazh të veçantë dhe inkurajues: jeni pikërisht ju shpirti i një feste mes miqsh! Sa herë ju ka ndodhur të shikoni gjithë zili shoqen tuaj më të mirë, ndërsa vallëzon në një festë të rëndësishme. Duket sikur është mbretëresha e festës. Ajo sillet në mënyrë shumë spontane dhe të natyrshme dhe të gjithë i afrohen të elektrizuar nga magjia që ajo krijon. Asaj i kërkojnë gjithnjë mendime, njerëzit përpiqen të miqësohen me të dhe kjo gjë, ty të shqetëson shumë, pasi në një moment të caktuar, ajo nis të të pëlqejë, por ndërkohë brenda vetes të shqetëson edhe zilia që shoqja jote është e dashur për të gjithë. Në këtë situatë, fillon të pyesësh veten se përse nuk arrin të bësh të njëjtën gjë si ajo? Por mjafton shumë pak për ta transformuar ndrojtjen në një paraqitje shumë aktive dhe të tërheqësh vëmendjen e të gjithë miqve e dashamirësve tuaj. Në fakt, është shumë e vështirë të rezistosh, apo të mbash larg diçka që në të njëjtën kohë ju tërheq, të mos i dorëzohemi instinktit.
Vetëkontrolli, që lidhet ngushtë me zgjedhjet më të mira, është “çelësi i suksesit të një jete të lumtur e plot gëzim”. Gjithashtu është një vlerë e cila duhet mësuar që në fëmijëri, por nëse mungon kur jemi në një moshë madhore, atëherë duhet ushtruar dhe përmirësuar me kalimin e viteve. Për të rimarrë kontrollin e vetvetes duhet të ndjekim një plan të thjeshtë dhe të detajuar. Kryesorja është që të kemi një qëllim. Arritja e këtij qëllimi është hapi i parë për të përmirësuar vetëvlerësimin. Të mirat do të shihen edhe në situata të tjera.
Në qendër të vëmendjes
Është shumë i rëndësishëm pozicioni që do të merrni në dhomën ose sallën ku do të zhvillohet festa dhe takimi me miqtë tuaj. Zakonisht cepat u lihen atyre që janë më të ndrojtur, kështu që futini krahun një mikut tuaj dhe zhvendosuni në mes të sallës. Në këtë mënyrë, madje padashur, jeni pikërisht në qendër të vëmendjes, pasi të tjerët janë të gjithë përreth teje.
Tregoni supet
Gjatë dimrit sa më shumë të ekspozoni pjesë nga trupi juaj, aq më shumë tërhiqni vëmendjen e turmës, duke shpresuar sigurisht që femrat e tjera, të cilat ndodhen në këtë festë, të mos kryejnë të njëjtat veprime si ti dhe në të njëjtin moment… Për ta bërë edhe më të dukshme praninë tuaj në festë, vishni një fustan të hapur, i cili u lë të zbuluara shpatullat. E rëndësishme është edhe ngjyra që do të zgjidhni. Zakonisht në të tilla raste preferohet e kuqja, por në modë, së fundmi është edhe gurkali. Të luash me ngjyrat është një mënyrë shumë e rafinuar për të rënë në sy te të tjerët. Por gjithnjë duhet të jeni të kujdesshme që të mos e teproni, pasi efekti “karnavale” është gjithnjë i përgojuar për keq.
Perfeksiononi buzëqeshjen
Është shumë e rëndësishme të shmangni buzëqeshjen e ngrirë. Një buzëqeshje e ngrirë e stampuar në fytyrë për orë të tëra, krijon një efekt më të lodhshëm se të dallosh botoksin në buzët e tua. Kjo mund të quhet më shumë një ngërdheshje në fytyrën tënde, sesa një buzëqeshje. Dhe të jeni të sigurta se dallohet që nga fundi i sallës se nuk është aspak e natyrshme. Do të ishte mirë të mos e ekzagjeronit me atë buzëqeshje të shtirur dhe shumë misterioze që nuk ju shkon, kështu që jini vetvetja. Përshëndetini të gjithë me një buzëqeshje të ëmbël, e cila shkëlqen në buzët tuaja. Të jeni e sigurt se suksesi është i garantuar.
“Tatuazhi” është magjik
Nuk duhet të keni aspak frikë që të përdorni lëkurën tuaj për të krijuar një kontakt fizik. Ndërsa bashkëbisedoni me dikë, mund ta prekni lehtësisht me dorën tuaj në krah. Në këtë mënyrë do t’i bënit të ditur personit me të cilin po bashkëbisedoni se ai është i veçantë për ju dhe vërtet ia vlen. Shpeshherë këta njerëz arrijnë ta kuptojnë këtë trajtim kaq special dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e rrethit tuaj miqësor. Askush nuk i reziston dëshirës për të qenë i pranuar.
Mos i prekni flokët
Nuk ka pamje më të mërzitshme se sa kur një vajzë fillon të prekë në mënyrë të fiksuar flokët e saj. Mesazhi që kërkoni t’i jepni në mënyrë shumë spontane të tjerëve është tepër i qartë: çfarë bëj unë këtu? Dallohet nga një distancë shumë e largët që jeni nervoze dhe shumë e pasigurt në vetvete. Të tjerët që ju shohin pikërisht në atë moment, mendojnë vetëm një gjë: të shkojnë të mbushin edhe një herë gotën e tyre. Sigurisht, nuk është ajo që dëshironi, apo jo? Gjithsesi, këto janë disa këshilla të vlefshme që ju të bëni një figurë të mirë përballë meshkujve e miqve tuaj të pranishëm në festë, për t’u ndjerë sa më e lirshme, e bukur dhe për të pasur një admirim më të madh. Kështu edhe ju do të ndiheni shumë më mirë, do të jeni tërheqëse për të gjithë dhe padyshim mund të jeni edhe mbretëresha e kësaj feste, të cilën e keni pritur me padurim. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të themi: le të fillojë festa!