(FOTO: Billboard me portretin e Paolo Escobar në Shkup)/
/Veritas.com.al/
Një billboard me një mesazh nga krimineli kolumbian dhe i quajturi “Mbret i drogës”, Pablo Escobar, është vendosur në komunën e Shkupit, Aerodrom- shkruajnë sot mediat e Shkupit.
“Kohë të vështira kanë ardhur vëlla, duhet të punohet”, është mesazhi që shkruhet në billboard, me, siç thuhet- autorizim të Paolo Escobar që nga jeta e përtejme.
Nuk dihet se kush e ka vendosur dhe për çfarë qëllimi, por qytetarët, përmes këtij njoftimi kuptojnë se lavdërohen kriminelët e drogës dhe terroristë të cilët kanë vrarë me qindra njerëz të pafajshëm dhe shkatërruan miliona jetë njerëzish për shkak të drogës.
Biri i Escobar, Juan Pablo Escobar, i cili botoi një libër në lidhje me babanë e tij, nga i cili u arratis dhe hodhi poshtë të gjitha pretendimet se mbreti i kokainës ka kryer vetëvrasje për shkak se ai ishte i rrethuar, në krahasim me versionin zyrtar ai u vra më 2 dhjetor 1993 në një operacion nga njësitë elite të policisë kolumbiane të mbështetur nga autoritetet amerikane.
Qeveria kolumbiane bëri sikur ndërtoi një marrëveshje me ushtrinë e FARC, Marksistë- Leninistë të shndërruar në vrasës për trafik droge, por marrëveshja nuk përparoi.
Droga është zhvilluar shumë në rajonin Ballkanik, sidomos në Shqipëri. Dje, pikërisht në afërsi të Shkupit, u kapen dy mushka të ngarkuara me bimë narkotike që shkonin nga Shqipëria për në Shkup.
Billboard-i i vendosur “si pa ditur gjë njeri”, duket si një paralajmërim për Tiranën që ndodhet në krye të tabelës për kultivim e trafikim droge në Ballkan.
/Veritas.com.al/