Mbreti Tailandës, King Bhumibol Adulyadej, monarku më jetëgjatë në pushtet i botës, vdiq pas 70 vjetësh në fron, deklaroi Pallati Mbretëror. Mbreti, 88 vjeç ishte gjerësisht i nderuar në Tailandë. Ai është paër si figura stabilizuese e vendit, pas disa goditjeve politike dhe disa grushteve shteti.
Vitet e fundit ishte me shëndet të dobët, prandaj edhe ishte shfaqur pak në publik.
Të shtunëne kaluar Pallati kishte njoftuar se shëndeti i Mbretit nuk ishte “i qëndrueshëm”.
Mijëra tailandezë, që atë ditë nisën të urojnë për shëndet të mirë të Mbretit. Mijëra u mblodhën rreth spitalit ku ishte shtruar Mbreti.
“Madhëria e tij ndërroi jetë në paqe në Siriraj Hospital” , tha Pallati në njoftim, duke shtuar se ai vdiq në ora 15:52 (08:52 GMT).
Parlamenti pritet që të mbajë një sesion special në ora 14.00, sipas orës lokale.