Stafi i Kullës Eiffel e mbylli pikën e referimit të Parisit të Mërkurën pasdite, në shenjë proteste mbi politikën e re që ata e quajnë se po krijon  radhë “monstruoze” për turistët.

Aksesi për monumentin, që mirëpriti më shumë se gjashtë milionë vizitorë vitin e kaluar, është bllokuar që nga ora 1400 GMT, për shkak të nënshkrimeve në bazën e Kullës.

Stafi ka vendosur që të Enjten të nisë një grevë.

Administratori i monumentit Eiffel tha se stafi e nisi veprimin pasi bisedimet me sindikatat dështuan pjesërisht të Mërkurën pasdite.

Kulla nuk është evakuuar nga turistët dhe turistët që ndodheshin brenda saj u lejuan që ta përfundojnë vizitën e tyre.

Anëtarët e stafit janë të zemëruar  mbi vendimin e muajit të kaluar për të lënë jashtë gjysmën e biletave të përditshme të vizitave në Kullën Eiffel për njerëzit që i blejnë ‘online’ dhe zgjedhin vetë kohën për vizitën.

Aktualsiht, vetëm 20% e këtyre biletave ngjiten në lartësinë 324-metra (1,063-këmbë).  “Zonja e Hekurt” mund të rezervohet para kohe.

Veritas.com.al/