Presidenti Donald Trump do të qëndrojë në Uashington DC, edhe pse Senati është shtyrë për deri pas Krishtlindjeve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders,  konfirmoi se presidenti do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Zonja e Parë Melania Trump do të kthehej nga resorti Mar-a-Lago për të kaluar Krishtlindjet së bashku me familjen.

Zonja e parë dhe djali i tyre Barron Trump u larguan më parë gjatë javës për pushimin e Krishtlindjeve në Florida.

Pjesë te qeverisë u mbyllën pasi demokratët e Senatit refuzuan të kalonin legjislacionin e financimit të miratuar nga Dhoma ku përfshiheshin fondet për sigurimin e kufirit prej 5 miliardë dollarësh.

Senati u shty deri të enjten, pasi Senatorët u nisën për në shtëpi për Krishtlindje.

Trump mbrojti qëndrimin e tij, duke vënë në dukje se ai fitoi një fushatë zgjedhore për një barrierë të fortë fizike në kufirin jugor.

“Kriza e aktivitetit të paligjshëm në kufirin tonë jugor është e vërtetë dhe nuk do të ndalet derisa të ndërtojmë një pengesë të madhe çeliku ose mur,” shkroi ai në Twitter. “Le të fillojë puna!”

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer ka vazhduar të ankohet se mbyllja ishte rezultat i një “kapricoje te Trumpit” pavarësisht legjislacionit që kishte financuar qeverinë që kishte kaluar në Dhomen e udhëhequr nga republikanët.

Demokratët e Dhomës do të marrin shumicën në janar, të udhëhequr nga kryetarja e ardhshme Nancy Pelosi.

Veritas.com.al/